Starmer nis vizitën në Tiranë, e para e një kryeministri britanik në vendin tonë
Kryeministri Keir Starmer nisi një vizitë dyditore në Tiranë, vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një Kryeministër britanik në Shqipëri.
Kreu i qeverisë britanike u prit nga presidenti Bajram Begaj në ambietet e Presidencës.
Më vonë gjatë ditës ai pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Vizita fokusohet në forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, luftën kundër krimit të organizuar të emigracionit dhe rritjen ekonomike.
Mbretëria e Bashkuar do të zgjasë Forcën e Përbashkët të Detyrës për Migracionin për të përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, me diskutime pozitive që po zhvillohen edhe me Malin e Zi.
Kryeministri vizitoi më herët Portin e Durrësit, ku pa nga afër bashkëpunimin operacional mes dy vendeve për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe falsifikatorët e dokumenteve.
Zgjerimi i forcës së përbashkët do të përfshijë ndërrim informacioni inteligjent, dronë të financuar nga Britania dhe forcim të kontrollit kufitar.
Arritje të deritanishme:
Reduktim 95% në numrin e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar në tre vitet e fundit.
5,294 shqiptarë të kthyer në 2024, më shumë se dyfishi i atyre të kthyer dy vite më parë (2,035).
Mbi 55 kriminelë të rrezikshëm janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes bashkëpunimit të afërt me Shqipërinë dhe shkëmbimit të të dhënave të ADN-së.
“Sfida globale kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, dhe puna që Britania dhe Shqipëria po bëjnë së bashku po siguron siguri për qytetarët e të dy vendeve. Çdo hap që ndërmarrim për të luftuar migracionin e paligjshëm jashtë vendit dhe për të goditur rrjetet kriminale që e mundësojnë atë, do të thotë rrugë më të sigurta në MB dhe më pak barrë për shërbimet publike”, ka thënë Starmer.
Marrëveshje të reja midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar
Një partneritet strategjik i avancuar me Shqipërinë do të përfshijë:
Goditje ndaj trafikimit të qenieve njerëzore
Projekte për të luftuar pastrimin e parave
Zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, përmes dy makinerive të reja që do t’i dhurohen Policisë së Shtetit
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë Shqipërinë në adresimin e fenomenit të njohur si “efekti i derës rrotulluese”, ku emigrantët e kthyer largohen sërish në mënyrë të paligjshme. Për këtë, do të krijohet një program riintegrimi për të rinjtë, veçanërisht në Shqipërinë e Veriut, zona prej nga vijnë shumica e emigrantëve të paligjshëm.
Bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në krimin e organizuar, përmes një programi të ri forenzik që do të mundësojë krahasimin e ADN-së të kriminelëve në të dyja vendet, me synim zbulimin dhe ndëshkimin e krimeve të rënda.
Mbretëria e Bashkuar do të investojë 1 milion paund shtesë për të modernizuar pajisjet digjitale dhe forenzike të Shqipërisë, duke e bërë më efikas hetimin dhe ndëshkimin e krimeve të rënda ndërkufitare.
Më vonë gjatë ditës, Kryeministri britanik do të vizitojë trupat britanike dhe shqiptare që po stërvisin ushtarë ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex, si dëshmi e bashkëpunimit të thelluar në mbrojtje.
Në ditën e dytë të vizitës, Kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku do të udhëheqë një tryezë të rrumbullakët mbi sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe zgjidhjet inovative për migracionin e paligjshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta