Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj 2025 | 10:24

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, shkruan REL, raporton Reuters.

Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme.

Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova.

Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të emigrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore.

Sa i përket migrimit të ligjshëm — që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani — Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të ardhjeve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026