Samiti Europian: Rama darkë informale me krerët e BE-së dhe liderët e rajonit

15 Maj 2025 | 10:43

Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të enjteje pritet të zhvillohet një darkë informale mes liderëve të lartë europianë dhe atyre të rajonit.

Në këtë darkë do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian António Costa, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij britanik. Gjatë këtij takimi pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, do të firmosë një marrëveshje mbi bashkëpunimin industrial dhe eksportet në fushën e mbrojtjes.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të firmosë një marrëveshje mbi prioritetet e përbashkëta strategjike ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, gjatë punimeve të Samitit nesër, pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin shëndetësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026

Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjeve fizike jashtë godinës së Kuvendit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi...
10:00 | 23/07/2026

Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit

Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare në Kuvend ndërsa protestuesit prej dy orësh janë mbledhur në protestë. Ata shihen teksa hedhin vezë në...
09:56 | 23/07/2026