Vodhën një çantë me para dhe i thyen xhamin një makinë, arrestohen dy të rinjtë

15 Maj 2025 | 12:33

Një 25-vjeçar dhe një 18 vjeçar janë arrestuar në Velipojë gjatë operacionit policor “Recently”. Ata akuzohen se kanë kryer një vjedhje në një automjet ku kanë marrë një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Në banesën e 25-vjeçarit, u gjet një pjesë e kësaj shume parash.

Gjithashtu 25-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë  një makinë duke i thyer edhe xhamin.

Nga hetimet dyshohet se 25-vjeçari, me precedent kriminal për vjedhje, 4 ditë më parë, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Recently”, për zbardhjen e vjedhjeve, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. P., 25 vjeç, me precedent kriminal për vjedhje dhe F. U., 18 vjeç, të dy banues në Laç, bashkia Vau i Dejës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, dje pasdite, në fshatin Pulaj Plazh, kanë vjedhur në automjetin e shtetasit K. N., banues në këtë fshat, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi A. P., më datë 11.05.2025, në fshatin Rrjoll, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pjesë të shumës së parave që dyshohet se është vjedhur në automjetin e shtetasit K. N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 2 shtetasit e arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026