PS kërkesë KZAZ-ve: Vijoni numërimin e votave të diasporës për Greqinë
Partia Socialiste i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë shtatë Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë, ku u kërkon që të vijojnë procesin e numërimit të votave të ardhura nga Greqia.
Sipas PS-së, afro 25% e zarfeve të tipit “B” janë kontestuar nga anëtarë të grupeve të numërimit, pa ndonjë arsye të qartë apo shkak të identifikueshëm.
Në kërkesë, thuhet se deri tani mungon një vendimmarrje formale nga komisionet përkatëse, çka ka sjellë bllokim në vlerësimin dhe numërimin e këtyre zarfeve.
Në kërkesë theksohet se, sipas udhëzimit të punës së miratuar nga Komisioni Rregullator, komisionet duhet të votojnë me shumicë për çdo kontestim dhe të mundësojnë vijimin e procesit normalisht.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga secila KZAZ, pas shqyrtimit të kërkesës së PS-së dhe vlerësimit të situatës në terren.

LEXONI GJITHASHTU:
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim