Dalin pamjet, Rei Nozlli shoqërohet nga policia pas incidentit në KZAZ e Kasharit
Këto janë momentet kur policia shoqëron 26-vjeçarin Rei Nozlli, i dyshuar për goditjen e kryetarit të KZAZ-së në Tiranë.
Rei Nozlli, i cili dyshohet se goditi kryetarin e KZAZ-së në Tiranë, thuhet se ishte vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi.
Incidenti ndodhi këtë të enjte në KZAZ-në e Kasharit, ku, siç shihet nga pamjet filmike, një person godet kryetarin e KZAZ-së.
Personi i dyshuar është 26-vjeçari Rei Nozlli, i cili shihni në këto pamje duke u shoqëruar nga policia.
Ky incident shkaktoi ndërprerjen përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i KZAZ-së në Kashar, që është nga radhët e Partisë Demokratike, u godit gjatë këtij përplasjeje fizike. Numërimi i votave në këtë qendër mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm nga autoritetet.
Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta. Policia vijon punën për shoqërimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë