“Autori u largua”, Këlliçi dhe Balliu: Si u godit sekretari i KZAZ në Kashar
Pas konfliktit fizik në KZAZ e Kasharit ku një person ka goditur sekretarin e KZAZ në Kashar gjatë numërimit të votave, kanë mbërritur atje menjëherë përfaqësuesit e PD, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.
Në një deklaratë për mediat ata kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes sipas versionit të tyre, ku thonë se një person pa dokument akreditimi ka hyrë në ambientet e numërimit dhe ka goditur sekretarin e KZAZ.
Sipas Këlliçit dhe Balliut, personat që kanë shkaktuar incidentin dhe personi që ka goditur sekretarin janë larguar nga KZAZ menjëherë pas ngjarjes.
Janë lejuar dy makina me personat që goditën përfaqësuesin tonë, sekretarin e KZAZ, që të largohen dhe më pas ka ardhur policia për të marrë situatën nën kontroll. Janë parë pamjet filmike ndërsa zoti Remzi Mehmeti ka shkuar për të denoncuar dhunën, tha Këlliçi.
“Dhunuesit i lanë të vijnë, të dhunojnë sekretarin dhe të largohen. Ka pasur efektivë këtu dhe dhuna është bërë, ku kriminelët janë futur dhe kanë dalë nga qendra e votimit ku qytetarët dhe mediat nuk lejohen, por kriminelët po”, tha Balliu.
“Në dijeninë tonë, personi që ka dhunuar sekretarin e KZAZ nuk ka pasur dokument akreditimi. Këtu dhunohesh dhe dhunuesit ikin – vetëm në Shqipëri ndodh. Brenda ka dhe kamera, personat dhunues do ndëshkohen sipas ligjit. Të gjithë këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë, të cilët do të trajtohen pa asnjë mëshirë nga PD. Ende nuk e dimë kush janë personat në fjalë,” tha Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë