“Situata është vënë nën kontroll”, Celibashi shkon me urgjencë në KZAZ-në 30
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shkoi me urgjencë në KZAZ-në nr. 30 të Kasharit pas incidentit të ndodhur gjatë numërimit të votave, ku – sipas pamjeve të publikuara – u sulmua fizikisht edhe kryetari i kësaj KZAZ-je.
Pas daljes nga ambientet e KZAZ-së, Celibashi deklaroi se situata është vënë nën kontroll, se janë marrë masat e nevojshme dhe se procesi i numërimit ka rifilluar.
“Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashtim bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e mediave. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Për shqetësimin e mediave, sapo ia kemi komunikuar Policisë së Shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë, do të kthehem përsëri këtu,” – tha Celibashi.
Lidhur me votën e kontestuar që shkaktoi përplasjen, Celibashi u shpreh se nuk ishte momenti për të komentuar përmbajtjen e saj dhe se kjo çështje nuk ishte brenda përgjegjësive të tij.
“Nuk kam asnjë koment sepse është tej përgjegjësisë sime. Nuk është çështje e KQZ-së pse personi është larguar. Policia e Shtetit është autoriteti kompetent për ndjekjen e kësaj çështjeje, dhe nuk ka nevojë për njoftim nga KQZ-ja,” – tha ai.
Për incidentin është bërë kallëzim në Polici, ndërsa Celibashi ka marrë masa të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha badge-t e vëzhguesve dhe duke përjashtuar nga procesi të gjithë vëzhguesit politikë të akredituar – përjashtuar vëzhguesit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e mediave.
Kujtojmë se në KZAZ-në nr. 30 në Kashar, një vëzhgues goditi dhe ofendoi kryetarin gjatë një përshkallëzimi të situatës në procesin e numërimit të votave.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)