“U godita pasi kërkova qetësi gjatë një kontestimi vote”, flet kryetari i KZAZ 30

15 Maj 2025 | 17:44

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar incidentin e ndodhur mesditën e së enjtes në qendrën e numërimit të votave në Kashar, ku ai u godit nga një vëzhgues.

Mehmeti ka shpjeguar se zanafilla e konfliktit lidhej me një votë të kandidatit të PS-së, Orlando Rakipi, e cila po kontestohej nga disa vëzhgues ndërsa shpjegon se ka kallëzuar penalisht personin që e goditi.

Sipas tij, vëzhguesit kishin filluar të kundërshtonin vendimin për votën me tone të larta.

“Ata nga pjesa e vëzhguesve po kontestonin një votë me zë të lartë. Shkova aty pranë dhe u kërkova të qetësoheshin. Ata filluan të ofendonin dhe të bërtisnin.”

Mehmeti tregon se në momentin kur i paralajmëroi për marrjen e masave për largim nga salla, situata doli jashtë kontrollit:

“U thashë se do kërkoja largimin e tyre nga KZAZ. Në atë moment kaluan perimetrin e sigurisë dhe, siç e keni parë në pamje, një prej tyre më ofendoi dhe më goditi.”

Ai shtoi se bëhej fjalë për një votë për kandidatin Orlando Rakipi, që duhej vlerësuar nga KZAZ-ja, sipas procedurave.

“Procedura parashikon që KZAZ-ja të mblidhet për të vlerësuar kur ka kontestime nga vëzhguesit, por nuk na u la mundësia ta bënim këtë. Kam kallëzuar penalisht në Komisariatin nr. 6 personat e përfshirë, të cilët nuk i njoh. Ne jemi të vendosur ta kryejmë detyrën, pavarësisht këtyre situatave,” – tha kryetari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti.

Policia ka ndaluar 26-vjeçarin Rei Nozlli në lidhje me goditjen e kryetarit të KZAZ në Kashar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026