Aksidentet rrugore, si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

15 Maj 2025 | 18:04

Aksidentet rrugore renditen ndër shkaqet kryesore të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara në Europë, si pasojë e të cilave humbasin jetën mbi 62 000 persona dhe plagosen rëndë rreth 892 000 të tjerë.

OBSH vlerëson se të paktën një e treta e viktimave në aksidente rrugore janë këmbësorë dhe çiklistë.

Nisur nga këto shifra ekspertët e shëndetësisë botërore kanë dalë me rekomandime konkrete për të gjitha shtetet përfshirë edhe Shqipërinë, në mënyrë që të rritet siguria gjatë ecjes dhe pedalimit me bicikletë.

Ata kanë sugjeruar që në zonat ku trafiku motorik ndërthuret me këmbësorët dhe çiklistët kufizimi i shpejtësisë të jetë 30 km/h, ndërkohë duhet ndarje e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta nga trafiku i rëndë dhe me shpejtësi të lartë si dhe përdorimi i helmetave cilësore për çiklistët.

Sipas ekspertëve këto veprime do të ndihmojnë në promovimin dhe lehtësimin e një kalimi drejt ecjes dhe çiklizmit të sigurt.

Ecja dhe çiklizmi i sigurt mund të kontribuojnë në shëndetin e njerëzve, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe barazinë sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026