Suveniret tradicionale tërheqin turistët e huaj gjatë vizitës në Gjirokastër

15 Maj 2025 | 18:17

Vlerat e artizanatit dhe mjeshtërive tradicionale në Gjirokastër po tërheqin interesimin në rritje të turistëve. Në këtë sezon pranvere qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelje trajnimi ku turistët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës. Këto vlera të traditës të transmetuara në breza turistët i cilësojnë tërheqëse dhe interesante.

“Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë, na pëlqen shumë që të krijojmë punime të thjeshta karakteristike, ju keni tradita shumë të bukura në këtë drejtim, është diçka e bukur të realizosh gjëra të tilla në gdhendje druri”, tha një turist.

“Më pëlqen shumë natyra dhe historia e Shqipërisë, në këtë qendër artizanati po mësojmë si të realizojmë punime të thjeshta në dru të gdhendur, po përjetojmë një eksperiencë të veçanë”, shton e reja.

Përgjatë sezonit turistik të pranverës qendrat e artizanatit janë pjesë interesante e guidave turistike duke prezantuar për turistët e huaj edhe vlerat e traditave tona kombëtare.

“Janë shumë të interesuar në pjesën e historikut të qytetit, pjesën e artizanatit si është ndërtuar, kur ka nisur, i shikoj që pyesin edhe për detajet nga më të voglat dhe kjo na vendos në një pozitë pune më serioze që  të gjitha këto informacione duhet  ti marrin si një mesazh  së bashku me suvenirin e tyre natyrisht që bëjnë dhe dëgjojmë fjalë të mira dhe në vendet ku shkojnë dhe pastaj dërgojnë miqtë e tyre , dhe ne na vijnë miqtë e tyre të adresuar, i kemi në vazhdim të punës”, tha Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.

Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe punimeve karakteristike në Gjirokastër ndërsa këtë vit janë çelur edhe disa qendra të reja të artizanatit në zonën historike të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026