Tirana mirëpret sot Samitin e 6 të Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

16 Maj 2025 | 07:36

Tirana është sot qendra e politikës evropiane, ndërsa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), i cili për herë të parë organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Samiti zhvillohet në Sheshin Skënderbej dhe mbledh së bashku liderët e 47 vendeve evropiane, si dhe drejtues të institucioneve kryesore ndërkombëtare.

Në mesin e figurave më të rëndësishme që marrin pjesë janë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën me një sërë takimesh bilaterale, duke filluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e më pas me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez. Në total, Rama pritet të zhvillojë 10 takime me liderë evropianë, ndër ta edhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema kryesore e kësaj mbledhjeje është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, duke reflektuar mbi rolin e kontinentit përballë sfidave globale.

Diskutimet do të organizohen në tri tryeza të rrumbullakëta me fokuse të ndryshme.

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen, vendi i cili do të jetë nikoqiri i samitit të ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026