Tensionohet politika në Kosovë, pas Gërvallës, PDK dhe AAK kritika të forta mbi qeverinë Kurti
Deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla mbi luftën e UÇK-së, mesa duket ishin vetëm shkaku që politika në Kosovë të ndizej. Bojatisja e makinës së Gërvallës me mbishkrimin UÇK nga Partia Social-Demokrate dhe sherri që pasoi me përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës, shërbyen që partitë opozitare të nisin sulmin ndaj Kurtit. Në rreshtin e parë të opozitarëve ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Stafetën e akuzave ndaj kryeministrit Kurti dhe vendimeve të kabinetit të tij, e mori edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka ndalë pagesën e 20 eurove për pensionistë duke u thirrur se nuk ka buxhet, a thua ku i morën 11 milionë euro që të bëjnë pagesën për shpenzime elektrike që është jo legjitime. Mendoj që këtë drejtim, Qeveria e Kosovës e ka goditur qytetarin e Kosovës. Kjo është e padrejtë sepse po diskriminohen shumica e qytetarëve. Si duket për këtë qeveri është më e arsyeshme që të paguhet rryma për serbët në veri, se sa shtesat për heronjtë, pensionistë, policët, shëndetësi dhe arsim. Kjo qeveri e llogaritë të paarsyeshëm pagesën për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Më të lehtë e ka të jep 11 milionë euro për rrymë në veri se sa 1.6 milion për mbrojtjen e luftës së shenjtë të UÇK-së”, u shpreh deputeti Pal Lekaj.
Duke u thelluar në të njëjtin argument, në bonusin për energjinë elektrike për komunat në veri, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, shtoi se qeveria Kurti është duke u shantazhar nga serbët.
“Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët, përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet falë djersës së qytetarëve të Kosovës, nga ky veprim po krijohen një sërë dëmesh zinxhirore. Me këtë vendim, Qeveria Kurti po pajtohet se nuk ka potencial të ndëshkojë shkelësit e ligjit të cilët keqpërdorin rrymën. Gjithashtu, kjo rezulton edhe në rritjen e kostos së operimit sepse obligohemi të blejmë energji kur ajo nuk mjafton për të përballur kërkesat. Kjo e rritë edhe koston”, tha ai.
Si për të zhvlerësuar të gjithë këtë zhurmë politike, kryeministri Kurti, ka vazhduar i qetë homazhet ndaj dëshmorëve të atdheut, pa i dhënë përgjigje asnjë prej akuzave të opozitës.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta