Raketa kineze jashtë kontrollit
Instituti i shkencave teknologjike në Pisa të Italisë ka konfirmuar gjatë kësaj jave se një raketë kineze 21-tonëshe, “Long March 5B” është në rënie të pakontrolluar.
Kjo raketë pritet të hyjë në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, mes datave 8-10 maj.
NORSS, Qendra e Ndërgjegjësimit të Situatës Hapësinore, ka cilësuar se raketa mund të hyjë në atmosferë në datën 9 maj dhe se zona e rënies së mundshme varet nga trajektorja që po përshkron raketa, e cila momentalisht priret drejt ekuatorit.
UPDATE: Chinese Long March 5B (NORAD-ID 48275) is expected to re-enter this week – NORSS’ Monte Carlo results provide a probabilistic re-entry time of approximately 0248UTC on 09/05/2021. The 2 sigma uncertainty window currently spans 595 minutes. pic.twitter.com/I5jsRWsW6F
— NORSS Orbital Analyst Hive (@HiveNorss) May 7, 2021
NORSS ka publikuar edhe një hartë hipotetike se ku parashikohet të bjerë raketa kineze. Mes vendeve bën pjesë edhe jugu i Shqipërisë.

Nga ana tjetër edhe Pentagoni, selia qendrore e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ka njoftuar se po ndjek nga afër trajektoren e raketës kineze.
“Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara është e vetëdijshme për raketën dhe është duke e përcjellë lokacionin e raketës kineze “Long March 5B” në hapësirë. Megjithatë kthimi i saj i saktë nuk mund të përcaktohet”- deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Mike Howard.
Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, tha se shpreson që raketa do të bjerë në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd, si për shembull në oqean ose në një vend të ngjashëm.
Nga ana tjetër Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ngritur edhe shqetësime se si mund të ndikojnë mbeturinat që raketa merr me vete dhe depërtojnë në atmosferë.
Shqetësimi kryesor është se hyrja e objekteve dhe mbeturinave nga hapsira të cilat mund të shkaktojnë dëme nëse godasin zonat e banuara.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve