Vota e diasporës/ Juristi Braho zbardh pretendimet që ngre Partia Demokratike

17 Maj 2025 | 21:51

Juristi Ledio Braho, i ftuar në Euronews Albania foli lidhur me votën e diasporës, kryesisht atë të Greqisë.

Pavarësisht se Partia Demokratike vijon të pretendojë se ka parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit, KQZ nga ana tjetër deklaroi se do vazhdojë procedura që të numërohen të gjitha votat.

Braho ndërkaq, ka shpjeguar pretendimet që ngre PD-ja lidhur me këto vota.

“Pretendimi i PD-së, të pakten sa i përket Greqisë është se nuk arrihet të provohet që është respektuar protokolli i përcaktuar nga KQZ-ja me DHL-në për dorëzimin e çdo zarfi kundrejt çdo votuesi në mënyrë individuale.

Nga 53 mijë zarfe që janë kthyer nga shteti grek, PD kërkon prova në lidhje me gjurmueshmërinë e çdo zarfi dhe me individualizimin e tyre. Kjo në mënyrë që të vërtetohet që secili nga këto 53 mijë zarfe është zarf që është marrë dhe kthyer nga votuesit.

Kërkesë tjetër e depozituar diten e djeshme është pretendimi se këto prova nuk janë vënë ende në dispozicion nga KQZ-ja.

Duhet të kemi parasysh që përveç Kodit Zgjedhor ka edhe disa vendime të Komisionit Rregullator të KQZ  lidhur me çdo proces për votën e diasporës.

Meqë numërimi ka vijuar dhe ka përfunduar sa i përket subjekteve zgjedhore, mendoj se PD çdo pretendim që do ketë për votën e diasporës, mund të ngrihet në fazën e ankimimit pasi kryekomisioneri  Ilirjan Celibashi të miratojë tabelat për cdo qark përkatës”, tha Ledio Braho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026