Neurologia: Migrena duhet trajtuar, ja çfarë shkakton
Neurologia, Mira Rakacolli ishte këtë të diel në “Health O’Clock” ku foli për dhimbjet e kokës. Rakacolli tha se ndonëse migrena është një sëmundje nga e cila vuajnë shumë njerëz, ajo nuk është aq “e pafajshme” saç duket pasi nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë pasoja serioze.
Neurologia tha se migrena mund të bëhet shkak edhe për ishemi cerebrale.
“Migrenës ende nuk i njihet shkaku, por dihet që gjatë krizës së migrenës, ndodhin gushtime dhe zgjerime të enëve të gjakut. Gjatë ngushtimeve dhe zgjerimeve të enëve të gjakut mund të krijohen edhe probleme të indit të trurit për oksigjen.
Ka raste që mund të ndodhin edhe ishemi cerebrale. Ne kemi pasur raste që në vajza të reja, migrenoze të patrajtuara kanë bërë ishemi cereblare nga migrena. Enët e gjakut dëmtohen dhe njerëzit që në rininë e tyre kanë vuajtur nga migrena, në pjesën më të madhe migrena largohet pas moshës 30 vjeç, por mundet që këta njerëz të jenë më të predispozuar se të tjerët për të bërë sëmundje të enëve të gjakut të trurit. Migrena duhet trajtuar patjetër”,-tha Rakacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta