Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha

24 Maj 2026 | 18:06

E ftuar këtë të diel në Health O’Clock me Brunilda Cami, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1 në 2 të rritur në Shqipëri vuan nga kjo sëmundje.

Sipas doktoreshës, hipertensioni është një ndër faktorët e dëmtimit të veshkës, ku, siç theksoi edhe ajo, 20 deri në 30% të pacientëve që janë në dializë e kanë shkakun nga hipertensioni.

Ndërkohë, doktoresha theksoi se mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, ndjekja e rregullt mjekësore dhe respektimi i protokolleve të trajtimit janë thelbësore për parandalimin e dëmtimeve të veshkave dhe komplikacioneve serioze që mund të çojnë deri në dializë apo ndërhyrje kirurgjikale.

“Dializa apo terapia zëvendësuese renale që quhet, rrezikon sidomos kur bëhet fjalë për një dëmtim kronik të veshkës dhe hipertensioni është një ndër këto shkaktarë. Hipertensioni është shkaku i dytë, është 20 deri në 30% të pacientëve që janë në dializë e kanë shkakun nga hipertensioni.

Është shifër e rëndësishme. Shifër e rëndësishme sepse hipertensioni, pavarësisht se është në mjekim, ai është një vrasës i heshtur që do të thotë disa lëvizje të hipertensionit përtej kësaj vlere limit që unë ne, përmes protokolleve dhe studimeve i vendosim pacientit që duhet të mbajmë tensionin 12 me 8 që mos kemi dëmtime të vazhdueshme në kohë nga hipertensioni. Dëmtimet vazhdojnë në qoftë se nuk mbahen mbi këto vlera ndonjë farë kohe që dëmet dhe dëmtimi kronik i veshkës të realizohet në rastet kur hipertensioni është i ekuilibruar me mjekim, ndërsa në raste të cilat kemi një hipertension malinj, dëmi mund të jetë edhe i menjëhershëm.

Mund të rrezikojmë menjëherë dializën, pacienti me një hipertension malinj. Hipertension malinj është një hipertension i cili nuk i përgjigjet skemave të mjekimit. Mjekimi është agresiv, nuk i përgjigjet, është persistent, nuk është gjetur një shkak sekondar që të trajtohet shkaku sekondar dhe ai mund të dëmtojë veshkën. Ka raste që në protokolle dhe rasteve të realizuara në të cilat ndonjëherë, për shkak të këtij hipertensioni, mund të rekomandohet dhe nefrektomia, pra heqja e veshkave në mënyrë që të stabilizohet tensioni. Nefrektomia është stadi i fundit i trajtimit të hipertensionit që nuk përgjigjet mjekimit. Është terapi, është terapi le të themi heqja e veshkës për mjekimin e një hipertensioni rezistent dhe malinj.

Është ndonjëherë neglizhencë dypalëshe, është neglizhencë si nga ana e pacientit por nga ana edhe e sistemit dhe mjekëve le të themi, sepse është e pashmangshme që pacientin ta vendosim në protokoll kur fillon e shfaqet hipertensioni. Është e patolerueshme, është e patolerueshme jo vetëm në moshat e reja por edhe në moshat e mëdha që duhet t’i nënshtrohen, duhet t’i nënshtrohen skemës së diagnostikimit, duhen përcaktuar shkaqet sekondare dhe vetëm atëherë.

Më së shumti kanë tendencën që t’i anashkalojnë protokollet, të mos zbatohet protokolli siç duhet dhe të marrin një skemë të thjeshtë mjekimi duke tentuar të ketë efekte. Ky është Këtu qëndron gabimi. Këtu qëndron gabimi ku pacienti nuk çekohet me të gjitha dhe jemi të qartë dhe jemi të sigurt këtu nëse nuk jemi, jemi të sigurt në rrugëtimin tonë. Nuk mjafton një EKG që pacientët gjithmonë kur konstatojnë tension dhe një vizitë me kardiologun për të përcaktuar shkakun e hipertensionit dhe për ta trajtuar siç duhet. Patjetër duhet përjashtuar. Përmes vlerësimit kardiologjik ne mund të shohim nëse një presion arterial është i vjetër apo i ri, a ka vënë pasoja në zemër, a ka defekte të lindura, por nuk është shkaku kryesor i hipertensionit”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë

Në emisionin Health O’clock këtë të diel në Euronews Albania, me moderatore Bruna Cami, ka qenë e ftuar nëna e një fëmije me spektër autik....
17:24 | 05/04/2026

Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe

Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock me moderatoren Bruna Cami në Euronews Albania mbi eksperiencën e...
17:31 | 29/03/2026

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, doktoresha tregon si të merrni mostrën laboratorike për rezultate të sakta

Kamera e “Health O’Clock” vizitoi laboratorin e doktoreshë Silva Tafaj për të mësuar më shumë mbi analizat laboratorike për infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST). Doktoresha...
20:32 | 08/03/2026