Infeksionet seksualisht të transmetueshme, doktoresha tregon si të merrni mostrën laboratorike për rezultate të sakta

8 Mars 2026 | 20:32

Kamera e “Health O’Clock” vizitoi laboratorin e doktoreshë Silva Tafaj për të mësuar më shumë mbi analizat laboratorike për infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST). Doktoresha theksoi rëndësinë e diagnostikimit korrekt dhe të hershëm për parandalimin dhe trajtimin e këtyre infeksioneve.

Doktoresha shpjegoi se saktësia e analizave varet shumë nga mënyra e marrjes së mostrës: “Për femrat, disa mostra duhen marrë nga cerviksi nga gjinekologu, ndërsa për infeksione të tjera mund të përdoret vetëm tampon vaginal ose urina e parë. Koha dhe mënyra e marrjes së mostrës ndikojnë direkt në rezultatin e analizës.” Ajo shtoi gjithashtu se përdorimi i antibiotikëve duhet të ndalet së paku 48-72 orë para marrjes së mostrës për të siguruar rezultat të besueshëm.

Ajo rekomandoi testimin sindromik, i cili lejon identifikimin e më shumë se 30 patogjenëve në një mostrë klinike brenda 24 orëve, duke përfshirë bakteret, viruset dhe parazitët më të shpeshtë.

“Të gjithë patogjenët që transmetohen seksualisht janë të trajtueshëm. Shpesh mjafton një dozë e vetme antibiotiku për të kuruar një infeksion të zakonshëm si klamidia,” tha doktoresha Tafaj, duke theksuar nevojën për kontrolle periodike, veçanërisht për popullatën seksualisht aktive nga 15 deri në 49 vjeç.

Një tjetër problematikë që Tafaj evidentoi është stigma: “Shumë qytetarë e ndiejnë si turp të bëjnë teste për SST, edhe pse nuk ka asgjë të turpshme në kujdesin për shëndetin e tyre. Çdo infeksion është si çdo infeksion tjetër dhe duhet trajtuar pa frikë.”

Doktoresha përmendi gjithashtu rëndësinë e informimit të partnerit dhe trajtimit në çift për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit: “Është një formë kujdesi ndaj tjetrit dhe një mënyrë për të shmangur përhapjen e infeksioneve.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha

E ftuar këtë të diel në Health O’Clock me Brunilda Cami, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1...
18:06 | 24/05/2026

Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë

Në emisionin Health O’clock këtë të diel në Euronews Albania, me moderatore Bruna Cami, ka qenë e ftuar nëna e një fëmije me spektër autik....
17:24 | 05/04/2026

Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe

Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock me moderatoren Bruna Cami në Euronews Albania mbi eksperiencën e...
17:31 | 29/03/2026