Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, avokati ndan detajet nga seanca paraprake
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, u zhvillua seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku avokati i kreut të PD Sali Berisha dorëzoi një kërkesë për pavlefshmëri të vendimeve të dhëna nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Avokati i çështjes “Partizani”, Genc Gjokutaj deklaroi se gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen.
Ai vuri në dukje se cdo vendim i ndërmarrë nga kjo gjyqtare është i pavlefshëm dhe do të zhbënte fillësat e dosjes “Partizani”. Ndërkaq, për gjykim do të dërgohen 5 të pandehur lidhur me këtë çështje.
“Ne sot paraqitëm me shkrim kërkimin për pavlefshmërinë e akteve të marra nga gjyqtarja gjatë hetimit paraprak.
Të bazuar në ligj, e dinim se pavlefshmëritë kërkohen te gjyqtari i senacës paraprake siç ishte Irena Gjoka në fjalë. Nuk kishim hapësirë tjetër kur ti kërkonim pavlefshmëritë. Është e vërtetuar së në kohën e vendimmarrjes së saj për këtë çështje, Irena Gjoka nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, ndaj vendimet e saj jan të pavlefshme.
Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Theksoj se kjo pavlefshmërinë po mban prej dy vitesh Jamarbër Malltezin në ‘arrest shpie’.
Gjykata e Lartë ka hapur një praktikë që dua ta denoncoj publikisht në kundërshtim me ligjin, që thotë se seanca paraprake nuk mund ta pushojë çështjen, por ose ta çojë në gjyq ose ta kthejë mbrapsht sepse Gjykata e Themelit jep vendim në lidhje me fajësinë ose jo”, tha Gjokutaj.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet