Telefonata Trump-Putin: Në fokus fundi i gjakderdhjes në Ukrainë

19 Maj 2025 | 16:49

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë këtë të hënë një bisedë telefonike.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti Trump ka deklaruar se telefonata do të ketë në fokus fundin e gjakderdhjes në Ukrainë.

Telefonata do të zhvillohet rreth 10:00 me orën lokale, ose rreth 16 me orën tonë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka bërë ditur se Trump është i mërzitur me të dyja palët, por qëllimi i tij në këtë bisedë do të jetë armëpushimi.

Pas telefonatës me Putin, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillojë bisedime me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë të vendeve të NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026