Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

19 Maj 2025 | 17:07

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë urdhëruar banorët e qytetit Khan Junis që të evakuohen, teksa bëhen gati të nisin një “sulm të paprecedent”.

Banorët u urdhëruan të zhvendosen drejt lokalitetit Al Mauasi, në perëndim të Rripit të Gazës, në kuadër të një prej urdhrave më të mëdhenj të evakuimit të dhënë nga ushtria izraelite në muajt e fundit.

Një  zëdhënës i trupave hebraike deklaroi se zona do të konsiderohet një zonë e rrezikshme luftimi dhe shtoi se organizatat terroriste ishin shkaktare të katastrofës.

Forcat e armatosura izraelite i dhanë jetë një ofensive të re në Gaza ditën e shtunë, si pjesë e operacionit të koduar “Karrocat e Gideonit”, një emër që i referohet luftëtarit të Biblës, Gideon.

Më herët gjatë së hënës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të marrë nën kontroll të gjithë Gazën.

“Jemi të angazhuar në një betejë masive, intensive dhe thelbësore dhe kemi regjistruar progres”, tha Netanyahu.

“Ne do të marrim nën kontroll të gjitha zonat e Rripit. Këtë do të bëjmë”, theksoi ai.

Në 24 orët e fundit, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë goditur 160 objektiva në enklavën palestineze. Një magazinë që mbante medikamente në spitalin Nasser, u godit nga sulmet ajrore izraelite, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026