Grabitet me dhunë kambisti në qytetin e Sarandës

7 Maj 2021 | 21:00

Një kambist në qytetin e Sarandës ka rënë pre e grabitjes pak minuta më parë. Euronews Albania mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas informacioneve të para, 2 persona të maskuar i kanë ngritur pritë kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e kanë goditur duke i rrëmbyer edhe një shumë parash prej 500 mijë lekësh të reja.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026