I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit
Pasuri me vlerë rreth 228 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare pas një hetimi të gjerë lidhur me aktivitetet kriminale të një shtetasi të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.
Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 1 apartamenti dhe 2 automjeteve që ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit Ismail Gjineci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjineci është dënuar për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Pavarësisht se pasuritë ishin regjistruar në emër të babait të tij, ato ishin në fakt në pronësi të 34-vjeçarit të dënuar.
Në kuadër të hetimeve, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për vënien e sekuestros preventive mbi këto pasuri. Hetimi është ende në vazhdim, me synimin për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, që mund të jenë regjistruar në emër të individëve të tjerë, për të shmangur identifikimin e tyre si pasuri të përfituara nga veprimtaritë kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet