Reklamoi karamelet me fibra, arrestohet influencerja e njohur vietnameze
Autoritetet vietnameze kanë arrestuar Nguyen Thuc Thuy Tien, ish-Miss Grand International e cila është një nga influencueset më të njohura në vend, nën akuzën për mashtrim ndaj konsumatorëve.
Arrestimi erdhi pasi ajo kishte promovuar në rrjetet sociale një suplement të falsifikuar me fibra, të quajtur Kera Supergreens Gummies.
Produkti, i prezantuar si i pasur me fibra, rezultoi pas analizave të kishte përmbajtje shumë më të ulët sesa ç’pretendohej.
Sipas testimeve të kryera në laborator, çdo karamele përmbante vetëm 16 mg fibra, ndërkohë që në reklamat online thuhej se përmbajtja ishte 200 mg për çamçakëz – ekuivalente me një pjatë me perime.
Suplementeve iu bë reklamë masive nga znj. Nguyen në bashkëpunim me dy ndikues të tjerë të njohur në Vietnam: Pham Quang Linh dhe Hang Du Muc.
Të tre influencuesit u gjobitën në mars dhe u kërkuan ndjesë publikut për mashtrimin, ndërsa në muajin pasardhës Pham dhe Hang Du Muc u arrestuan së bashku me drejtues të kompanisë që prodhoi karamelet.

Sipas hetimeve, produkti u prodhua me përbërës nën standard dhe nuk përmbante informacion të saktë në paketim për nivelin real të fibrave apo për përmbajtjen e lartë të sorbitolit – një përbërës që përdoret zakonisht në laksativë.
Autoritetet njoftuan se mbi 100,000 kuti të këtij produkti janë shitur përpara se të ndalohej shpërndarja për shkak të hetimeve dhe reagimit publik.
Nguyen Thuc Thuy Tien u bë e famshme pas fitores në Miss Grand International në vitin 2021 në Bangkok dhe më pas u kthye në një figurë të njohur televizive dhe fytyrë marketingu për disa marka vietnameze.
Ajo është vlerësuar më herët edhe nga qeveria e Vietnamit dhe Partia Komuniste për kontributin në promovimin e imazhit të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh