Ngrihet aktakuzë kundër një burri për përdhosjen e Kuranit në Prizren
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte përdhosur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, muaj më parë.
Në një njoftim për media, prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet I.P. dhe tha se ai e kishte grisur Kuranin në fillim të marsit të këtij viti afër teqes “Saraçhane” në qytetin jugor të Kosovës, Prizren.
“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.
Ai akuzohet formalisht për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, sipas nenit 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Vepra penale e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është e dënueshme me gjobë dhe burgim me kohëzgjatje deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal.
Por, prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë tretman të detyrueshëm psikiatrik në liri për të dyshuarin.
Prokurorët e kërkuan këtë masë të detyrueshëm psikiatrik “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta, ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania