Për herë të parë pas 14 muajsh, 24 orë pa asnjë të prekur në spitalin COVID-1

Infektivi
8 Maj 2021 | 10:12

Prej gjashtë ditësh, në Shqipëri ka më pak se 100 raste ditore me COVID-19. Rënia e infektimeve është shoqëruar dhe me uljen e numrit të pacientëve që marrin trajtim në spital.

Në gjashtë ditët e fundit nga ana tjetër ka pasur 11 humbjeje jete ndërsa prej fillimit të pandemisë Shqipëria numëron 2 408 viktima.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo në një status në Facebook shkruan mëngjesin e së shtunës se më 8 maj është plotësuar 24 orësh i parë që asnjë rast i prekur nga COVID-19 nuk paraqitet në Spitalin Infektiv.

Ndërsa e konsideron këtë si një fitore në betejën me pandeminë mbarë botërore, shton se është shpejt për të folur me siguri por vendi është në udhë të mbarë për të dalë nga tuneli gjatë ku po ecën prej 14 muajsh.

“Kemi ende plot të sëmurë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre. Kemi humbur qindra e mijëra të afërt, miq e shokë. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishtuara, por ne nuk jemi dorëzuar”, shprehet mjeku Kalo.

Tritan Kalo pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive bën thirrje që të vazhdohet me masat mbrojtëse, përdorimin e kaskës, higjienën dhe distancimin fizik ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të mos refuzojnë vaksinimin pasi kjo gjë do të na ndihmojë në luftën ndaj pandemisë.

“Koha po punon për ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës nënëlokes Shqipëri”, përfundon mjeku.

Këtij lajmi i ka bërë jehonë edhe kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri ka pasur 131,577 raste pozitive me COVID-19, nga të cilët gati 14 mijë mbeten ende aktive kurse 131 mijë janë shëruar.

Ndërsa të gjitha qarqet e vendit numëron më pak se 500 raste, problematika më e madhe mbetet në Tiranë ku gjenden mbi 11 700 të infektuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026