U gjet lëndë plasëse e lidhur me celular, policia njoftim për eksplozivin në Durrës

21 Maj 2025 | 09:52

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e shënuar ditën e martë, rreth orës 22:30, ku te “Veliera” është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes u gjet një pako me lëndë plasëse, e cila ishte e lidhur me një celular të ngjitur me natriban.

Në lidhje me këtë, u kërkua ndihma e njësisë antieksploziv të RENEA-s, e cila kreu veprimet për çaktivizimin e pakos duke bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

Kujtojmë se zona ku u gjet kjo lëndë plasëse është pranë pallatit ku banon ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur “Veliera”, është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026