Prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë e grupit të drogës në Shqipëri

21 Maj 2025 | 12:37

Gjatë konferencës së përbashkët me SPAK-un për operacionin “Ura”, prokurori italian zbërtheu skemën e transferimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë nga anëtarë të grupit kriminal.

“Së bashku kemi arritur të vëzhgojmë dhe dokumentojmë momente kur persona në Itali i dorëzonin shumat e parave agjencive të transportit që udhëtonin drejt Shqipërisë. Ky aktivitet ka lehtësuar shmangien e kontrolleve në kufi dhe ka mundësuar lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare”, tha prokurori.

Sipas tij, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal niseshin nga Bari dhe përfundonin në Shqipëri. “Nga analizimi i të dhënave në chat dhe fotografive në celularët e sekuestruar, rezultoi se përveç lëndëve narkotike, ishin të dokumentuara edhe shuma të mëdha parash. U gjetën gjithashtu edhe letra të shkruara me dorë, ku ishin mbajtur të dhëna financiare të aktivitetit të grupit”, theksoi ai.

Përmes këtij dokumentimi financiar, autoritetet arritën të rindërtonin fitimet për çdo ngarkesë droge dhe në bazë të tyre, u bë sekuestrimi i pasurive në vlerën e barabartë me dëmin penal të shkaktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026