Detaje nga operacioni antidrogë, Mara: Qarkullonin 5 mln euro nga Italia në Shqipëri
Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e hetimit nga operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ai sqaron se gjatë këtij hetimi janë përfituar të dhëna nga platforma Sky ECC për organizimin e grupit të strukturuar kriminal. Mara shton se ky aktivitet kriminal ka filluar në Shqipëri, më pas në të gjithë territorin e Italisë si dhe janë përfshirë disa vende të Bashkimit Evropian. Ai thekson se Prokuroria e Barit ka arritur të dokumentojë 30 episode të qarkullimit të parave nga Italia në Shqipëri.
“Është zhvilluar këtë të mërkurë operacioni nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit. Nga ky hetim i përbashkët mes Antimafias së Barit, janë kryer hetime paralele në Itali dhe Shqipëri, janë shkëmbyer të dhëna në mënyrë të menjëhershme, ku është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian.
Nga ana e autoriteve italiane, janë adminsitruar të dhënat të platformës Sky ECC, ku kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të grupit të strukturuar kriminal.
Nga këto të dhëna, kemi arritur të rindërtojmë dhe dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në zonën e Puglia-s në Itali, më pas në gjithë territorin italian. Në vijim është shtrirë në disa vende të BE-së si Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.
E reja në këtë hetim është se krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike, janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Gjithsej janë sekuestruar 30 episode të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, dhe më pas 10 episode të tjera në Shqipëri, në Holandë dhe disa vende të tjera të BE-së.
Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjës së lëndëve narkotike nga vendet e origjinës në drejtim të Shqipërisë. Së dyti, falë analizës nga hetuesit e prokurorëve të Barit është arritur të konkludohet lidhur me të gjitha të ardhurat kriminale nga ky aktivitet dhe janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave nga Italia në drejtim të Shqipërisë, në një vlerë prej afro 5 milion euro”, tha Vladimir Mara.
Gjatë aksionit janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, përfshirë tre restorante në Durrës, një bar-kafe, gjashtë shoqëri tregtare si dhe një televizion në qytetin e Vlorës.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978