Aksioni i SPAK dhe DIA, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare, forcë ndërkombëtare
Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, ishte këtë të mërkurë në Tiranë, ku bashkë me kreun e SPAK, Altin Dumani, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me aksionin e fundit ku u godit një rrjet italo-shqiptar i trafikut të kokainës dhe u sekuestruan pasuri me vlerë miliona euro.
Në fjalën e tij, kryeprokurori Rossi falënderoi SPAK për bashkëpunimin dhe vlerësoi Prokurorinë e Posaçme për kapacitetin që ka treguar në goditjen e krimit të organizuar.
Rossi tha se mafia shqiptare është tashmë një forcë ndërkombëtare, e shtrirë në shumë vende të botës, dhe se është i nevojshëm angazhimi i fortë i autoriteteve shqiptare për ta luftuar atë.
“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vitesh për të luftuar krimin në Shqipëri dhe Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK, janë shumë të afta për kapjen e veprave penale, bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme,” deklaroi Rossi.
“Për fat të keq, mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por populli shqiptar, përmes prokurorëve shqiptarë, do të jetë në gjendje ta luftojë këtë ‘kancer’. Bashkëpunimi është perfekt dhe i sinkronizuar – arritëm këtë objektiv. Ka një prezencë të policisë italiane dhe shqiptare që janë këtu me ne dhe që bashkë me ne arritën këto rezultate,” shtoi ai.
Ky aksion, i koduar “URA”, është pjesë e një hetimi të gjerë të koordinuar nga Eurojust, Interpol, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe në Itali, si dhe SPAK në Shqipëri. Hetimet kanë zbuluar një strukturë të konsoliduar të trafikut të kokainës dhe heroinës, që përfshinte rrugë logjistike nga Ballkani drejt Italisë dhe më tej në Evropën Veriore.
Operacioni ka rezultuar me 52 urdhër-arreste dhe sekuestrime pasurish me vlerë miliona euro, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme në vijim të hetimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë