Atentati ndaj Ermir Dedjas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, i vili u vra në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve, hetimet po vijojnë në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë atentat. Grupi hetimor bën me dije se dy përsonat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin duke bashkëpunuar me ekzekutorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy persona të tjerë.
Nga ana tjetër, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të gjejnë prova nga automjeti i djegur në Gërdec, dhe i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.
Për shkak të angazhimit intensiv që ka pasur 29-vjeçari në aktivitete të ndryshme kriminale gjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak të ekzekutimit të Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policinë lokale.
Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së ditës së hënë. Ai mori nje plumb në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)