Operacioni Ura, Gjykata e Tiranës miraton kërkesën për ekstradimin e Ekil Ndërjakut

22 Maj 2025 | 14:10

Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun alias Ekil Ndërjakun dhe Ervis Detin, të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Troplinëve në Durrës.

Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi arrest në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia. Gjithashtu togat e zeza shpallën kalimin e akteve në Gjykatën e Durrësit si kompetente pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.

Ndërjaku ndodhej në burg në kohën kur është kryer operacioni pasi po gjykohet si i përfshirë në ngjarjen e Shkozetit më 1 nëntor të 2019, ku pas një atentati vdiq shoferi i ish-prokuorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.

Ndërkohë i arrestuari tjetër Ervis Deti u arrestua gjatë operacionit të koduar “Ura”, pas urdhër arrestit nga Gjykata e Barit  Itali. Për të tjerët, që kanë masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Posaçme, pritet të dalin të premten për verifikim të masës dhe marrje në pyetje.

 

LEXONi GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026