PD denoncoi lokalin me materiale zgjedhore në Peqin, reagon policia

23 Maj 2025 | 11:02

Policia e Peqinit ka sekuestruar  disa materiale të dyshuara zgjedhore të falsifikuara dhe armë në një lokal në fshatin Pekisht, ditën e djeshme të 22 majit.

Policia ndërhyri pas një njoftimi dhe denoncimi nga ana e PD-së për praninë e materialeve të dyshimta zgjedhore në lokalin e shtetasit Dervish Beqiri.

Gjatë kontrollit, në vendngjarje u sekuestruan 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit të paplotësuara dhe të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë me emra zgjedhësish. Në të njëjtin lokal u gjet dhe sekuestrua edhe një portofol me 280 000 lekë.

Kontrolli vijoi më pas edhe në banesën e Dervish Beqirit ku u gjetën një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive), të cilat u sekuestruan.

Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj shtetasit Dervish Beqiri për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026