Poetja 12-vjeçare, Ambra Alimeta promovon librin e saj të parë
Vetëm 12 vjeçe, Ambra Alimeta është autorja më e re në moshë në Elbasan, e cila sapo ka promovuar librin e saj të parë, “Sekretet nën rrënojat e qytetit”. Ambra nxënëse e klasës së gjashtë spikat si një vajzë me talent të veçantë në letërsi.
Libri i saj vjen si një risi në letërsinë shqipe për brezin e ri, duke cekur nëpërmjet poezive, tema që kërkojnë guxim për t’u trajtuar, si dashuria për familjen, prindërit, apo edhe e vërteta dhe shpresa. Por si nisi lidhja e saj me librin në një moshe fare të vogël, e tregon vetë ajo.
“Ajo që me ka lidh me librin janë poezitë e shkrimtarëve të tjerë tepër të njohur dhe të mëdhenj, shumicën e të cilave unë i kam intepretuar. Gjë qe ma ka bërë të kem një lidhje me librin dhe me ka frymëzuar për të shkuar. Kur nise të shkruash rreshtat e para? Mendoj që diku në moshën 10 vjeçe kam nis të shkruaj por jo ne mënyrë perfekte, ende se kam arrit prefeksionin sigurisht”, -tha Ambra Alimeta, autore e librit “Sekretet nën rrënojat e qytetit”.
12-vjeçarja tregon përse e vendosi ketë titull dhe kush janë mesazhet që është munduar të përcjellë.
“Ja kam vënë titullin kështu për shkak të një tregimi i cili është me i gjati dhe flet për një qytet që rrënohet si pasojë e disa ngjarjeve zinxhir të shkaktuara nga gabimet e njëpasnjëshme të shumë njerëzve. Duke përshkuar sesi gabimet e vogla qe ne bëjmë e themi ndikojnë çdo ditë. Pra është një libër me mesazhe kush janë mesazhet kryesore? Që gënjeshtra ka shumë pasoja, sakrificat e prindërve, ne duhet të vlerësojmë çdo të mire që na vjen ne jete. Ky është libri jot i parë, do vazhdosh të shkruash libra të tjerë? Nuk e di shpresoj të vazhdoj kështu.”
Përveç përmbajtjes fantastike autorja, edhe pse mjaft e re në moshë, shfaq një leksik jashtëzakonisht të pasur që i tejkalon kufijtë e normales për brezin e saj, shprehet Klevis Balliu profesori qe pikasi talentin e Ambrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta