Berisha: Si ndërhynë bandat në 11 maj, kë kanë projektuar për ministër të Brendshëm
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për median këtë të shtunë, akuzoi organizatat kriminale për ndërhyrje masive në procesin zgjedhor të vitit 2025, duke përmendur emra konkretë dhe zona ku, sipas tij, ka pasur manipulime të theksuara të votës.
Berisha denoncoi atë që e cilësoi si ndërhyrje të kartelit Troplini në zgjedhjet në Durrës, në mbështetje të kandidatit socialist Arkend Balla, i cili sipas rezultatit zyrtar grumbulloi 20,718 vota. Duke bërë krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Berisha theksoi se Balla kishte marrë vetëm 2,463 vota atëherë, duke e interpretuar rritjen si rezultat të ndërhyrjes së botës së krimit.
Sipas Berishës grupi i Xhevdet Troplinit, i cili u godit disa ditë më parë nga Antimafia italiane dhe SPAK-u, kishte projektuar Arkend Ballën si ministrin e ardhshëm të Brendshëm të qeverisë Rama.
“Arkend Balla është projektuar si ministri i ardhshëm i Brendshëm nga karteli Troplini”, deklaroi Berisha, duke shtuar se ky grup kriminal, i goditur së fundmi nga autoritetet italiane dhe SPAK-u, po shfrytëzon zgjedhjet për të vendosur njerëzit e tij në pozita kyçe të qeverisjes.
Sipas tij, një skenar i ngjashëm është ndjekur edhe në zonën e Vorës, ku ai akuzoi bandën e Xhabaftëve për mbështetjen që i kanë dhënë ministrit aktual të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili ka marrë 4,759 vota, duke e lënë pas me diferencë të madhe kandidatin e dytë në listë.
“Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim. Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota. Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës”, tha Berisha.
Berisha theksoi se bandat kanë shndërruar zgjedhjet në një mjet për të rritur pushtetin dhe ndikimin e tyre:
“Zgjedhjet në Durrës dhe Vorë janë shembuj të qartë të brutalitetit të karteleve të drogës mbi votën e lirë. Këto grupe po kontrollojnë kandidaturat, rezultatet dhe përfaqësimin në Kuvend.”
Ai shtoi se rasti i Arkend Ballës nuk është i vetmi dhe përmendi edhe deputetë të tjerë, përfshirë Ilir Ndrazhin dhe Ani Dyrmishin, të cilët sipas tij janë të lidhur me të njëjtin rrjet kriminal.
Sipas Berishës, vetëm në qarkun e Durrësit, grupi i Troplinëve i ka sjellë Partisë Socialiste rreth 50 mijë vota nëpërmjet kandidaturave të mbështetura prej tyre.
“Për këtë arsye, kërkoj që këto struktura kriminale të shpallen organizatë terroriste, pasi përbëjnë kërcënim real për demokracinë dhe të ardhmen e vendit”, përfundoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar