Ndërprerje masive e energjisë në Kanë, rrezikohet nata gala e Festivalit të Filmit

24 Maj 2025 | 14:13

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike goditi këtë të shtunë qytetin e Kanës dhe zonat përreth, duke prekur rreth 160,000 familje dhe duke krijuar kaos në trafikun lokal, vetëm disa orë para ceremonisë gala të mbylljes së Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë.

Furnizimi me energji u ndërpre për shkak të një zjarri në një nënstacion elektrik pranë qytetit.  Autoritetet franceze dyshojnë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Operatori francez i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, RTE, po heton ngjarjen, ndërsa deri tani nuk ka arrestime.

Organizatorët e festivalit njoftuan se kanë kaluar në një furnizim alternativ, i cili garanton zhvillimin normal të ngjarjeve dhe ceremonisë së mbylljes që do të mbahet mbrëmjen e sotme, pavarësisht ndërprerjes së përkohshme.

Ceremonia finale pritet të shpallë fituesit e Palmës së Artë nga juria e kryesuar nga aktorja Juliette Binoche, duke vënë kështu pikën finale të një edicioni të ngarkuar me filma me mesazhe të forta politike dhe sociale.

Deri më tani, mbetet e paqartë se për sa kohë gjeneratorët do të jenë në gjendje të mbështesin shërbimet thelbësore nëse energjia elektrike nuk rikthehet së shpejti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026