Rihapen plazhet në Greqi, duke respektuar rregullat e distancës e higjienës qytetarët shijojnë lirinë e munguar
Me shpresën se izolimi nga pandemia do të mbetet thjesht një e shkuar e hidhur, në Greqi nis të shijohet ardhja e verës. Duke krijuar hapësira të gjëra me distancë dhe duke ndjekur rregullat e higjienës, shteti fqinj këtë fundjavë rihapi plazhet për të mirëpritur vizitorët e parë.
Greqia është një nga destinacionet më të njohura e më të frekuentuara në Mesdhe dhe duke nisur nga java tjetër bëhet gati të lehtësojë më shumë masat kufizuese duke mirëpritur vizitorët e huaj.
Turizmi përbën rreth një të pestën e ekonomisë dhe vendeve të punës të Greqisë dhe vendi nuk mund të përballojë një tjetër verë të humbur.
“Ne po mbështesim shpresat tona në turizëm”, tha Nikos Venieris, i cili menaxhon një plazh me rërë në periferi të Alimos, pak kilometrat jashtë kryeqytetit, Athinë, ku masat e distancës fizike do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
Për adhuruesit grekë të plazhit, rihapja e së shtunës në plazhet e organizuara të vendit ishte një shans për të marrë frymë lirisht pas muajsh të tërë bllokim.
“Ne e kemi dëshiruar këtë për gjashtë muaj, sepse ne jemi notarë dimri dhe me të vërtetë na ka marrë malli për plazhin”, shprehet Spiros Linardos, një pensionist, i cili shijon lirinë i ulur në një shezlong.
Sipas masave aktuale, menaxherët e plazhit si Venieris do të duhet të vendosin çadra të paktën katër metra larg, të kryejnë dezinfektime të rregullta dhe të testojnë punonjësit e bareve të plazhit dhe stafin tjetër .
Ndërsa numri i të infektuarve ka rënë dhe vijon vaksinimi i popullsisë, autoritetet kanë lehtësuar në mënyrë graduale kufizimet, duke lejuar në fillim të javës hapjen e bareve dhe restoranteve. Nga 15 maji shteti fqinj bëhet gati të mirëpres edhe turistët e huaj.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë