Paralajmërim për djalin e pronarit, detaje nga shpërthimi me eksploziv në Berat
Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu në lagjen “Çlirim” në Berat. Sasia e vogël e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.
Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2-vitesh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qera”.Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve,ndërkohë që janë sekuestruar prej tyre edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.
Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qënë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.
Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës