Pica ‘automatike’, në Romë një makineri bën gati picën e dëshiruar për tre minuta
Një makineri automatike e cila është e aftë të prodhojë pica 24 orë në 7 ditë po shkakton reagime të shumta në Romë, qyteti Italian i njohur tradicionalisht në të gjithë botën për gatimin e picave.
Pica Mr. Go është në pronësi të italianëve, dhe pronari Massimo Pugolo i cili drejton makinerinë në Via Catania të Romës e di se kjo metodë nuk do të zëvendësojë kurrë picën e vërtetë.
“Reagimet ishin disi kontradiktore disa menjëherë nisën krahasimet me picerinë, dhe na sulmuan si njerëz të çmendur që donin të dilnin kundër tregut të picës, ose artit të picës, ndërsa të tjerë qytetarë kuptuan se cila ishte dëshira jonë, mesazhi që ne donim të jepnim, mbi të gjitha shërbimin, dhe ata e vlerësuan këtë nismë. Pavarësisht nga të gjitha këto, pica apo jo, është një ide gjeniale”, – rrëfen Massimo, pronar i kësaj makinerie.
Pasi paguajnë duhet vetëm tre minuta që makineria të bëjë gati picën, klientët kanë mundësi të zgjedhin llojin e picas, Margarita, Bacon, me katër djathërat apo pikante. Ata shohin me sytë e tyre sesi pica përgatitet.
“Është mirë, brumi është i mirë, jam mësuar që të jetë më I hollë, por është mirë”, shprehet Biagio, klient i picës Mr. Go
Aktualisht, makineria është në funksion nga ora e 8:00 mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, duke respektuar në këtë mënyrë edhe rregullat e autoriteteve për shtetrrethimin për shkak të COVID-19
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut