Çifti nga Sllovenia që “po shëtit botën në këmbë” vjen në Shkodër

25 Maj 2025 | 13:44

Me çanta shpine dhe veshje sportive, shumë prej nesh e kanë parë çiftin Ida dhe Marjan nga Sllovenia, të udhëtojnë në këmbë në zonat më të bukura të Shkodrës. Ne i takojmë në urën e Mesit, aty ku ishte destinacioni i tyre i radhës ndërsa na flasin për rrugëtimin e tyre të parë në Shqipëri dhe impresionet e deritanishme.

 “Është hera jonë e parë këtu. kemi vizituar Shkodrën, më vonë do shkojmë në Theth. Çdo rrugëtim e bëjmë sipas hartës, pasi ne nuk i njohim këto zona. Çdo zonë e kemi vizituar në këmbë, na ka marrë rreth 1 muaj kohë. E kemi nisur rrugëtimin nga Kukësi, më pas në Valbonë”,-tha Ida Oderlap Kranjc.                          

Ajo na tregon se aventurën e kanë vijuar edhe në Malin e Zi.

“Na pëlqen shumë kjo aventurë. Vitin e kaluar kemi vizituar Malin e Zi. Kemi përshkuar Zhabjakun, Gucinë dhe Plavën në këmbë. Destinacioni i radhës është Thethi. Tani jemi në Shqipëri, jemi ende në fillim të rrugëtimit ndaj nuk e dijmë si do shkojë”

Pavarësisht moshës, çifti slloven nuk e ka ndalur pasionin për të udhëtuar të gjithë botën.

“Kemi vizituar shumë vende të botës kur kemi qenë të rinj, tani që jemi pak më të thyer në moshë e kemi marrë më me qetësi dhe po na shijon ky stil jetese. Duhet ta pranojmë që për ne është e vështirë të udhëtojmë me këto bagazhe, por ja vlen”

Më pak komunikuam me Marjanin, udhëtarin e jetës për Idën, i cili me anglishten e tij modeste vlerësoi eksperiencën e tij në zonën e Shkodrës.

“Super eksperience. Me pëlqejnë malet këtu. ushqimi i mrekullueshem, por malet janë shume te bukura”

Ida dhe Marjan janë disa nga turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën në këtë periudhë të vitit. Mes aventurave të shumta, veçojnë udhëtimin në Shqipëri si më të veçantë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026