“I duan me lëkurë gjarpri, krokodili ose struci”- Këpucari zbulon porositë e VIP-ave

17 Qershor 2023 | 18:37

Zoti Kreshnik, mjeshtri i këpucës që bën këtë profesion që 19 vjeç, ishte i ftuar këtë të shtunë në Real People në Euornews Albania, ku foli mbi të pathënat e profesionit të tij.

Ai tha se tashmë këpucët artizanale janë kthyer në modë, ku i pororsisin edhe personazhe të njohur.

Sipas tij, në punishte bën edhe këpucë me lëkurë krokodili apo gjarpri, për klientë me dëshira të veçanta. Ndër to ka edhe personazhe të njohur, të cilët preferon t’i mbajë sekret. Gjithsesi, kostoja e këtyre lloj këpucësh është e lartë dhe janë të rralla, tha ai.

“Kam punuar me lëkurë krokodili, e ka sjellë një shok do ta punoj për një palë këpucë që i do për vete. Copa më e shtrenjtë është dhe struci, dhe pitoni.

Ka pesonazhe të njohur që kanë ardhur, por që nuk i tregoj dot.

Tashmë i është rritur vlera këtij zanati, pasi para viteve 2005 më shumë vinin nga jashtë këpucët. Pasi provuan dhe prodhimin që vinte nga jashtë tani i janë rikthyer sërish prodhimit vendas.

Ka që i pororsisin dhe nga jashtë Shqipërisë, por deri tani kemi transport vetëm për në Shqipëri dhe Kosovë. Kemi shumë klientë ndër vite. Prodhimet e huaja na konkurrojnë me emrin, por jo me materialin. Se ne e dimë çfarë materiali fusim këtu.

Tani dhe ne duam t’i bëjmë prodhimet me logon tonë”, tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026