Festa e Trëndafilave, banorët ruajnë traditën, shpërndajnë lule në çdo shtëpi
Në Pojan të Maliqit, çdo vit banorët e zonës bëhen bashkë për festën e trëndafilave. Karakteristikë e kësaj feste janë gatimet dhe trëndalifat shumëngjyrëshe. Për banorët receta e kësaj feste është ruajtja e traditës.
“Në këtë zonë realisht është një nga zonat që vlerësohet festa e Trëndafilave, vite më parë ka qenë dhe vazhdon dhe ne përpiqemi ta ruajmë këtë lloj tradite. Të gjithë prindërit me angazhimin e tyre kanë dhënë kontributin e tyre, gatime, punime tradicionale.
Në qoftë se do të flasim për fëmijët, shumica e këtyre ushqimesh janë nga duart e tyre madje këtë lloj tradite e kam parë vetë dhe jam e lumtur që fëmijët në këtë kohë e ruajnë këtë traditë kaq me vlera”, tha një qytetare.
Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë Maliq u shpreh: “Tashmë është bërë traditë e sikur mos duam ne do realizohet. Falë vet komunitetit, shkollës së mesme, drejtuesve të njësisë administrative që herë pas here bëjnë të tilla festa sepse Pojani e ka shumë të zhvilluar artin kulturën sportin, ne duam ta bëjmë risi të tilla festa e aktivitete. Trëndafili kaq i bukur, banorët kanë gjetur risi dhe urojmë të jetë festë me e bukur nga njëri vit në tjetri “.
Kamera e Euroneës Albania ishte në njërën nga shtëpitë e fshatit Pojan, për të parë sesi kryefamiljarja me shumë dashuri kultivon lulen.
“Kam 15 vite që merrem me trëndafilat dhe me ngjall një nostalgji. Sepse që e vogël jam rritur me lule ne fshatin e lindjes në Vithkuq, e doja ta sillja e në shtëpinë ku jetoj. Me pëlqejnë se janë të ëmbël, tregojnë dashuri, tufë me lule dhurohet te të dashurit”, tha Zana Arapi, banore e Pojanit.
Zana nuk lodhet teksa kujdeset për trëndafilat, sepse siç thotë ajo me ta ka lidhje shpirtërore.
“Jo është gjë shumë e bukur, unë ngrihem në mëngjes, i vadis, këpus të fishekurat, të dalë trëndafili i ri. Kënaqem. Ulemi me shoqet, pimë kafe, çlodhemi, mëngjesi është shumë i bukur, aroma, del vesa, bie dielli, mbajnë erë shumë të mirë. Të shtëpisë thonë mjaft mbolle, por unë do mbjell deri sa të vdes”, tha ajo.
Çdo vit bashkia e qytetit dhuron afro 500 trëndafila për banorët e këtij fshati, me qëllim vazhdimin e traditës edhe tek brezat e rinj.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë