Fermerët francezë protestojnë, projektigji për bujqësinë shkakton përplasje politike
Qindra fermerë mbërritën në Paris të hënën, duke sjellë traktorët e tyre – dhe zhgënjimin e tyre, drejt e në portat e Asamblesë Kombëtare Franceze.
Qëllimi i tyre ishte të mbështesnin një projektligj përçarës të paraqitur nga deputeti i ekstremit të djathtë Laurent Duplomb.
Projektligji bujqësor Duplomb premton të lehtësojë atë që shumë në fushën e bujqësisë e shohin si kufizime administrative mbytëse.
Do ta bënte më të lehtë marrjen e lejeve të ndërtimit për objektet e bagëtive dhe rezervuarët e ujit, dhe do të riautorizonte përdorimin e përkohshëm të disa pesticideve siç është acetamipridi; një insekticid neonicotinoid i ndaluar në Francë që nga viti 2018.
Ndërkohë që lejohet ende në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, acetamipridi ka ngritur alarm midis ambientalistëve dhe bletarëve për shkak të ndikimit të tij te pjalmuesit dhe rreziqeve të mundshme shëndetësore për njerëzit.
Projektligji ishte planifikuar për debat, i ndjekur nga një votim në dhomën e ulët të parlamentit të hënën.
Por ligjvënësit e opozitës, kryesisht nga partitë e gjelbra dhe të krahut të majtë , paraqitën rreth 3,500 amendamente në një përpjekje për të vonuar procedurat.
Propozimi tani i kalon një komiteti të përbashkët prej shtatë senatorësh dhe shtatë anëtarësh të parlamentit (deputetësh) – shumica e të cilëve mbështesin kërkesat e fermerëve.
Komiteti do të duhet të bjerë dakord për një version të përbashkët që më pas do t’i nënshtrohet një votimi përfundimtar nga deputetët, këtë herë, pa mundësinë e ndonjë amendamenti.
Ky veprim ka zemëruar të majtën, e cila ka njoftuar planet për të ngritur një mocion mosbesimi kundër qeverisë si përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec