Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 2025”

27 Maj 2025 | 09:22

Ka nisur zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, një nga ushtrimet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar kështu fillimin e angazhimit aktiv të Shqipërisë në këtë stërvitje ndërkombëtare.

Shqipëria është një nga vendet pritëse kryesore të “Defender Europe ‘25” dhe luan një rol strategjik në garantimin e zhvillimit të suksesshëm të operacioneve të planifikuara. Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi është rritja e ndërveprimit mes forcave aleate, forcimi i gatishmërisë ushtarake dhe aftësisë për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të përkushtuara për të siguruar një mjedis operacional efikas dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026