“Shpulla” ndaj Emmanuel Macron, ironizon Rusia: Ishte nga dora e Kremlinit
“Shpulla” në fytyrë e Brizhit Macron ndaj bashkëshortit të saj, presidentit francez Emmnuel Manuel, bëri një ditë më parë xhiron e rrjetit, aq sa edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ndaluar në Hanoi të Vietnamit.
Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.
“A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?”, tha Zakharova.
“Ja një aludim: ndoshta ishte ‘dora e Kremlinit’?”, shtoi ajo.
Zakharova, së bashku me teoricienin amerikan të konspiracionit Jones, kishin akuzuar më parë gabimisht Macronin dhe homologët e tij gjermanë dhe britanikë për përdorim droge në një tren nga Ukraina. Edhe pse pretendimet u hodhën poshtë më vonë, ato përsëri nxitën një reagim të nivelit të lartë nga Pallati Elysee dhe ministria e jashtme franceze të cilët e cilësuan një të stisur nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit