Mblidhen ministrat e Jashtëm, në Bruksel diskutohet për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor

10 Maj 2021 | 09:13

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel, ku krahas diskutimit të zhvillimeve ndërkombëtare Këshilli i Punëve të jashtme do të ndalet tek Ballkani Perëndimor, marrëdhëniet transatlantike dhe rolin e BE-së në rajon.

Siç vlerësohet nga qeveritë evropiane, është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut të vazhdojë. Temat aktuale të diskutimit do të përfshijnë, ndër të tjera edhe situatën në Bjellorusi, Rusi dhe Afganistan. Në orët e pasdites shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell do të zhvillojë një konferencë për mediat. Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së te flitet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ministrat gjithashtu pritet të kenë një shkëmbim pikëpamjesh mbi ndryshimin e klimës përmes një video-konference me të Dërguarin Special të SHBA për Klimën, John Kerry.

Ndërsa ditën e nesërme mblidhet  Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian ku pritet të diskutohet për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asocimit të unionit. Këshilli do të përgatitet për Këshillin e Posaçëm Evropian, që zhvillohet më 25 maj 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026