Aksidenti në Liverpul, reagon kryeministri britanik për 50 të plagosurit

27 Maj 2025 | 13:14

Kryeministri britanik Keir Starmer, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj pothuajse 50 personave të cilët u plagosën kur një makinë u përplas me turmën e njerëzve në një paradë autobusësh që festonte fitoren e titullit të Premier League nga Liverpool FC.

“Skena gëzimi u shndërruan në tmerr dhe shkatërrim të plotë, dhe mendimet e mia dhe të të gjithë vendit janë me të gjithë ata që janë prekur, të plagosurit, që sigurisht përfshijnë fëmijë, familjet e tyre, miqtë e tyre, të gjithë komunitetin, tifozët e Liverpoolit kudo.

I gjithë vendi qëndron me Liverpoolin. Dua të falënderoj ndihmësit e parë që bënë një punë fantastike mbrëmë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Tani ka një hetim që po vazhdon. Po mbahem i përditësuar, duke folur shpesh me kryetarin e bashkisë Steve Rotheram. Por siç e thashë, mendimet e mia dhe mendimet e të gjithë vendit do të jenë me të gjithë në Liverpool sot”, tha Starmer.

Më tej ai vijon të theksojë se sa i përket hetimeve duhen lënë në dorë të institucioneve përkatëse.

“Kjo është një çështje për policinë dhe hetimi është duke vazhduar, kështu që mendoj se duhet t’ua lëmë atyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026