Kanosi dhe tentoi të përplaste me makinë punonjësit e UKT-së, arrestohet 33-vjeçari
Një incident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dyshohet se janë kanosur në krye të detyrës.
Më të rëndë faktin e bën që një nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve ka denoncuar se një prej autorëve të kanosjes ka tentuar gjithashtu ta përplasë me makinë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 33-vjeçar si dhe ka proceduar një 53-vjeçar, të cilët janë denoncuar nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve se i kanë kanosur në momentin kur po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. L., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur për shkak të detyrës dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, të cilët po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas. Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident i rëndë në Pogradec-Maliq, makinë përplaset me karburantin
- Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti