“Zyrtarë të LSI përgjegjës për lobimet”, Cakrani: “Meta” do jetë procesi i shekullit

27 Maj 2025 | 17:01

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit tha në një komunikim për mediat nga SPAK se procesi ndaj Metës është një çështje e montuar politikisht dhe se mbyllja e hetimeve pas zgjedhjeve është e mirëmenduar për të tërhequr vëmendje.

Cakrani hodhi akuza ndaj ish-zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë të LSI, të cilët siç tha kanë pasur dijeni për lobimet e partisë që drejtohej nga Meta.

“Pasi të njihemi me aktet, se janë fashikuj të tërë, rreth 50, do bëjmë kërkesat tona jo vetëm për hetime shtesë por edhe për të pyetur dëshmitarët. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI sot janë të lirë ushtrojnë edhe funksione e publike, funksionarë të lartë në LSI kanë përgjegjësi direkte në lobime dhe financime ndaj është një çështje e montuar. Ky do jetë procesi i shekullit, kjo prokurori ka bërë inkuzicion ndaj presidentit, që nga mënyra e arrestimi, është urdhër i autokratit të Tiranës, të rrëmbehet kundërshtari politik. Kjo çështje është juridike por edhe politike”, tha Cakrani.

Ish-çifti Meta dhe Kryemadhi janë marrë nën hetim për aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Mbi ta rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026