“Rruga Qukës–Qafë Plloçë drejt përfundimit”, Balluku inspekton punimet

27 Maj 2025 | 17:37

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të martë punimet në kantierin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

Gjatë vizitës në kantierin e lotit të tretë, Balluku deklaroi se puna po ecën me intensitet të lartë dhe projekti ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit.

Ajo theksoi se rruga është një vepër komplekse, si për shkak të sfidave gjeologjike dhe të terrenit malor, ashtu edhe për shkak të vështirësive të trashëguara nga një projekt fillestar i padetajuar.

“Ndodhemi në lotin e tretë të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, një vepër që ka zgjatur për shkak të kompleksitetit gjeologjik dhe historikut të saj. Aktualisht jemi në fazën finale, me financimin e siguruar dhe një ecuri mbi 85% në të tre fazat e projektit,” deklaroi Balluku.

Sipas ministres, në lotin e parë, traseja është e shtruar me asfalt në masën 80%, ndërsa pjesa tjetër është në përfundim të punimeve me mbushje. Në lotin e dytë, ndërhyrjet janë përqendruar kryesisht në punimet e skarpateve dhe mbushjeve. Ndërkohë, në lotin e tretë, i cili përbën segmentin përfundimtar prej 9.3 kilometrash në një lartësi mbi 1200 metra, puna po avancon pavarësisht sfidave që paraqiten nga rrëshqitjet e dheut në disa zona.

“Brenda kësaj vere, ne duam që të dorëzohet segmenti Qukës–Qafë Plloçë. Për këtë arsye, kam folur me supervizorin dhe i kam kërkuar që t’i qëndrojë në kokë zgjidhjes përfundimtare: krijimi i dy turneve operative, të cilat duhet të nisin herët në mëngjes dhe të përfundojnë vonë në mbrëmje, sigurisht duke plotësuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë, që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

“Po punojmë paralelisht me projektimin për mbrojtjen e rrugës në një zonë të rrezikuar, për të garantuar që kjo vepër të përfundohet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”, u shpreh një nga përgjegjësit e punimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026